Cliche Bistro
7.7 | 1.0
Cliché është emri i shijeve të mrekullueshme të produkteve të përzgjedhura me kujdes për një ushqim sa më të shëndetshëm.
Cliché është vendi që ofron më të mirën për të gjithë ata që kërkojnë shërbim të kulturuar, ushqim cilësor dhe qetësi në një ambient ku finesa dhe intimiteti kombinohen më së miri me delikatesën dhe elegancën e servirjes në pjatë.
Falë eksperiencës së gjatë në restorantet më të mira të Shqipërisë të shefit tonë Mirsadit, Restaurant Cliché ofron një kuzhinë të vërtetë italiane, duke spikatur me pastat e freskëta me salca të llojllojshme, me ingredientët specialë si kërpudhat porçini, salcat e tartufit, të shafranit etj.
Restoranti ynë shquhet poashtu edhe për gatimin e mishit, peshkut, llojet e ndryshme të antipastave dhe bën dallim veçanërisht në fushën e pastiçerisë, ku shefi ynë përgatit çdo ditë Cheesecake, Soufflé, Panna Cotta, Musë me Çokollatë etj.,